E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi PD e PS ne Kuvend me dy rezoluta

Mazhoranca dhe opozita paraqiten ne Kuvend me dy rezoluta ne kuader te integrimit te Shqiperise. Secila prej rezolutave permban ceshtjet me te rendesishme per funksionimin normal te shtetit. Ne keto dy dokumente shihen edhe shume pika te perbashketa sic eshte heqja e imunitetit per zyrtaret e larte lufta ndaj krimit te organizuar por edhe mbrojta e te drejtave te njeriut. Rezoluta e PD-se Per integrimin evropian te Shqiperise ve theksin fillimisht tek progresi i madh qe ka bere vendi tek zgjedhjet e suksesshme te vitit 2009 dhe zhvillimi i ekonomise ndersa thekson edhe konsensusin e forcave politike per destinacionin evropian te Shqiperise. Kuvendi i Shqiperise cmon se opinioni i Komisionit Evropian dhe Raporti Analitik 2010 i Komisionit Evropian duhet te perbejne programin e punes per cdo institucion ne Republiken e Shqiperise dhe duhet te perkthehet ne objektiva konkrete dhe te prekshme per permiresimin e punes dhe performances te cdo institucioni per te sjelle ne nje stad te ri rrugen e zhvillimit dhe te integrimit evropian Shqiperise - theksohet ne rezolute. Ne te shtohet Per te nxitur dhe konsoliduar frymen e bashkepunimit dhe kompromisit te qendrueshem pozite-opozite Kuvendi i ben thirrje opozites parlamentare te mbaje pergjegjesite e kohes duke vendosur interesat kombetare mbi apo partiake. Edhe PS ben nje thirrje te tille ndersa thekson ne nje pike te rezolutes se saj se duhet te merren pergjegjesite per refuzimin e statusit te vendit kandidat. PS kerkon me tej respektimin e rezolutes se Bashkimit Evropian ndersa PD ve theksin ne miratimin e ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor dhe realizimin e zgjedhjeve sipas standardeve. Demokratet ne rezoluten e tyre kerkojne bashkepunim per zgjedhjen e Avokatit te Popullit dhe votimin ne Kuvend te ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar nderkohe qe te dyja palet kerkojne kufizimin e imunitetit per zyrtaret e larte shteterore por PS thekson nevojen per te larguar kulturen e pandeshkueshmerise. Me tej PD dhe PS ne rezolutat e tyre kerkojne bashkepunimin e pales tjeter per realizimin e reformes ne drejtesi si dhe bashkepunimin per luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit. PD kerkon miratimin e te drejtave te pronesise ne Shqiperi ndersa PS sugjeron nje strategji te plote per reformen e prones. Demokratet theksojne me tej nevojen per paraqitjen sa me shpejt te amendamenteve te ligjit Per statusin e nepunesit civil si dhe masa konkrete per mbrojtjen e te drejtave te njeriut ndersa PS ne piken 6 dhe 7 te saj ve theksin tek liria e medias por edhe tek zbatimi i Kartes se Autonomise Vendore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›