Rama takon Fylen Zgjedhjet vendimtare per te ardhmen e vendit
Në vijim të vizitës në Bruksel kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar me Komisionerin per zgjerimin Shtefan Fule. Në një njoftim në Tuiter Rama shkruan se ishte një bisede shumëe e vlefshme për lirinë e zgjedhjeve dhe retorikën nacionaliste. “Ne jemi të vendosur të garantojmë votën e lirë dhe të udhëheqim vendin drejt BE duke lënë pas fantazmat e manipulimit e të nacionalizmit!-shkruan Rama duke vijuar: Përditë rritet vëmendja ndërkombëtare ndaj zgjedhjeve të qershorit dhe forcohet bindja se këto zgjedhje jane vendimtare për të ardhmen tonë.