E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita vijon protestën, Berisha përshëndet nga dritarja

Protestuesit janë të vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërkohë që natën në shesh së bashku me ta ishte edhe vetë kryetari i Partisë Socialiste, z. Edi Rama, si edhe deputetët e kësaj force politike.

Akuzat e përsërituara të opozitës, si shpërdorimi i fondeve në rrugën Durrës-Kukës, tragjedia e Gërdecit dhe situate postzgjedhore, ishin disa nga elementët e protestës të shfaqura gjatë natës edhe me materiale filmike.

Protestuesit që kaluan natën jashtë, rreth orës 08:00 të mëngjesit janë zëvendësuar me protestues të tjerë, të cilët do të vazhdojnë të njëjtin rit.

Turma e protestuesve para Kryeministrisë ka marrë edhe një përshëndetje “speciale” nga vetë kryeministri Sali Berisha, i cili i ka përshëndetur ata me dorë që nga dritarja e zyrës së tij gjatë momentit që deputetët protestues po mbanin një fjalim.

Reagimi i deputetëve opozitarë ishte i menjëhershëm, duke i kërkuar Berishës të mos provokojë turmën.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›