Protesta e opozitës, Shalsi, Bushati, Dokle: Të hapen kutitë

Deputetë të PS-së dhe dhjetëra qytetarë po vazhdojnë protestën e tyre para Kryeministrisë për të kërkurar transparecnë të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe hapjen e kutive. Në një prononcim për "Ora News", deputeti i PS-së, Ditmir Bushati tha se përshëndetja e Berishës nga Kryeministria ishte provokimi i radhës. "Por ai mori përgjigje dje me protestën që bëri xhiron e botës", pohoi Bushati. Sipas tij,
mazhoranca ka arsye të forta për mos pranuar kërkesën për hapjen e kutive sepse e di çfarë fshihet pas tyre. Sipas Bushatit
situata që është krijuar nuk ka lidhje vetëm me deputet e opozitës por me gjithë shqiptarët. Ndërkohë deputeti socialist Namik Dokle tha se protesta e PS-së
ka qëllim të mbrojë të vërtetën për votën." Kërkesa jonë është për transaparencë dhe këtë nuk e mohon dot askush", tha ai. Dokle i bëri apel Berishës të
mos fshihet prapa perdeve, por të dalë përbsllë e të tregojë rezultatin e zgjedhjeve.
"Të jesh anëtar i NATO-së dhe BE-së do të thotë të hapësh kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit", theksoi ai. Ndërkohë deputeti i PS-së, Eduard Shalsi theksoi se përshëndetja e Berishës nga zyra e tij është një provokim.
"Po flisja kur Berisha na provoikoi me pëshëndetjen e tij, por nuk mbeta i habitur me këtë gjest të tij", tha ai.
Sipas tij, qeveria ka zhytur vendin në krizë. Shalsi tha se pjesëmarrja e djeshme në protestë është një apel që qeveria të mendojë me përgjegjësi.