Opozita viziton minatorët në Bulqizë
Duke folur me minatorët, nënkryetari i grupit të PS, Saimir Tahiri tha se Genc Ruli sot duhet të ishte para drejtësisë. Indiferenca e pushtetarëve përballë një Gërdeci të heshtur që po konsumohet në Bulqizë, është cilësuar kriminale nga deputeti socialist.
Tahiri u ka premtuar minatorëve se opozita do t’i shkojë deri në fund çështjes së minierës së Bulqizës. “Duke ardhur këtu mësuam se Genc Ruli ka dal sot prapë në një konferencë për shtyp duke deklaruar se do ta zbardhë të gjithë çështjen e minierës së Bulqizës dhe se sipas tij ne paskemi bërë akuza të padrejta. Genc Ruli, aktpadinë e tij e ka firmosur po vetë, me atë marrëveshje korruptive të cilën nuk e ka miratuar as në parlament”, ka thënë ai. Nënkryetari i grupit të deputetëve të PS, Saimir Tahiri, Kurt Kola dhe Petro Koçi kanë dëgjuar rrëfimet rrëqethëse të minatorëve për pamundësinë e mbijetesës dhe denoncimin e tyre për drejtorinë arsimore që hakmerret ndaj fëmijëve të minatorëve./Start/
2011-09-22 07:52