E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Në OKB do të kemi dy shtete shqiptare

Kryeministri Sali Berisha është duke lobuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për njohjen e Kosovës, e cila do t`i mundësonte anëtarësimin në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
 

Në një intervistë për agjensinë e lajmeve Ina, kryeministri Berisha theksoi se në Organizatën e Kombeve të Bashkuara së shpejti do të ketë dy shtete shqiptare pas anëtarësimit të Kosovës.
 

“Sot Kosova është një vend që ëndrrën e saj e ka bërë realitet dhe kjo është një nga ëndrrat e gjithë kombit shqiptarë që sot e shohim Kosovën të lirë dhe të pavarur. Dhe duhet vlerësuar fakti që vizioni i Kosovës për të ardhmen është një mundësi shumë e madhe”, deklaroi Berisha.
 

Ai gjithashtu ka theksuar se delegacioni shqiptar ka shfrytëzuar takimet e tij për të lobuar për Kosovën në mënyrë që ajo të njihet edhe nga shtetet që hetitojnë ta njohin atë.
 

Kryeministri Berisha ka folur edhe për takimin e përzemërt me presidentin Obama, me ish-presidentin Bill Klinton, si dhe takimet me përfaqësues të diasporës shqiptare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›