E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita pa makina, Basha në bashki me biçikletë

TIRANE- Nje dite pas thirrjes se bashkise per te respektuar diten pa makina, kreu i institucionit, Lulzim Basha ka mberritur ne pune me biciklete. Ai nuk e ka quajtur nje gje te re perdorimin e saj, duke thene per mediat se nje gje te tille e bejne qindra qytetare. Sipas tij, sot eshte dita per te reflektuar per pastertine e qytetit.

“Sot gjërat janë ndyshe pasi edhe pse kam qef të udhëtojë me biçikletë unë nuk kam ku ta vendos atë. Disa nga arsyet që qytetarët nuk përdorin biçikletat është edhe se nuk kanë ku t`i vendosin. Arsyeja e dytë është sepse trafiku shikohet si një rrezik për çiklistët- tha Basha.

Sipas tij, bashkia do te marre masa që biçikleta të jetë mjeti i preferuar për qytetarët. Ne kete kuader ai theksoi se shume shpejt do te ndertohet nje stacion për biçikletat, korsi biçikletash, deri ne ndertimin e 22 mijë km rrugë për biçikleta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›