E Shtunë, 31 Tetor 2026

Optimizmi i Guardioles. Barcelona kerkon kreun

Barcelona kërkon kreun e renditjes në kampionatin spanjoll, ndërsa sot në mbrëmje do të zbresë në fushën e lojës për sfidën e drejtpërdrejtë kundër Valencias. Kjo e fundit kryeson renditjen pas tre javëve të para të Primera Division, por fitorja tenistike 8-0 e skuadrës së Guardiolës fundjavën e shkuar kundër Osasunës ka shtuar optimizmin e katalunjasve për një fitore në ‘Mestalla”.

Guardiola nuk shpërqëndrohet, ndërsa në prag të kësaj përballjeje kërkon maksimunin nga futbollistët e tij. “Ata janë në vendin e parë dhe kanë treguar një formë të shkëlqyer në këtë fillim-sezoni. Nuk dua të degjoj të flitet për favoritë. Do të zbresim në fushë me vlerësimin maksimal ndaj kundërshtarit dhe do të kërkojmë fitoren në këtë ndeshje”, ka bërë të ditur Guardiola, i cili edhe një herë nuk ka preferuar të flasë në lidhje me rivalitetin e theksuar të skuadrës së tij me Realin e Madridit.

Skuadra e Mourinhos regjistroi humbjen e parë sezonale, por sipas trajnerit të Barcelonës, ky rezultat nuk do të ndikojë në garën për titullin kampion. “Është shumë shpejt për të folur për titullin kampion. Sezoni është i gjatë dhe është normale që të ketë ndalesa gjatë rrugës”, ka përfunduar Guardiola. Kundër Valencias, trajneri do të mbështetet sërish te klasi i Lionel Messi, ndërsa me Iniestën e dëmtuar edhe një herë titullar do të jetë Cesk Fabregas, i cili në ndeshjen e fundit tregoi një formë të shkëlqyer.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›