E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani-Cana, dueli shqiptar në Serinë A

TIRANE-Lorik Cana dhe Erjon Bogdani do të jenë sot përballë njëri-tjetrit për herë të parë në karrierë. Mesfushori kosovar është rikthyer nga dëmtimi i pësuar pas ndeshjes me Francën dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Edi Reja për takimin e nesërm. Por, pritet të jetë e vështirë që ai të luajë si titullar, ndonëse dyshja Broki-Matuzalem ka çaluar jo pak në humbjen 1-2 kundër Xhenoas ditën e diel. Cana ndërkohë është stërvitur rregullisht ditën e djeshme, ç'ka tregon se ai e ka kaluar dëmtimin. Një situatë identike edhe për Erjon Bogdanin, që pasi nuk gjeti dot një skuadër tjetër në verë, qëndroi te Çezena, ku luan si sulmues i tretë apo i katërt. Trajneri Xhampaolo duket se nuk ka ndonjë simpati të madhe për sulmuesin kuqezi, duke mos e hedhur atë asnjëherë si titullar në fushë. Gjithsesi, futja e Bogdanit në takimin kundër Katanias ditën e diel, ndryshoi jo pak lojën e Çezenës, që nisi të shihte më shumë drejt portës, duke patur raste edhe për barazim. Në ndeshjen e nesërme do të jetë edhe një shqiptar tjetër, drejtori sportiv i Lacios Igli Tare.

(d.b/A.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›