E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano, dënohet edhe në klubin e ri

Futbollisti brazilian, Adriano Leite Ribeiro, është dënuar nga klubi i ri Corinthians me 10 për qind të pagës mujore për shkak të vonesës në stërvitje.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Romës është vonuar të hënën në stërvitje, ndërsa për këtë epilog ai ka fajësuar vonesën e aeroplanit. Mirëpo, kryesia e klubit nuk ka lëshuar pe. Për Adrianon vonesat dhe dënimet nuk janë të panjohura, pasi që i kanë ndodhur thuajse gjatë gjithë karrierës futbollistike.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›