Ora News-IPR Marketing: PD fiton me 42.6%

Partia Demokratike dhe koalicioni i udhëhequr prej saj do te fitonte zgjedhjet parlamentare, por nuk do të qeveriste dot vendin. Ky është konkluzioni që buron nga sondazhi i tretë i realizuar nga kompania lider e sondazheve në Europë IPR Marketing për televizionin Ora News i prezantuar në emisionin "Ora e Debatit" nga vetë drejtori, Antonio Noto përballë një paneli analistësh.
Me një rritje të ndjeshme krahasuar me muajin prill, në favor të PD-së janë shprehur 42.6% e të anketuarëve ndërkohë që për PS-në kanë deklaruar se do të votonin vetëm 39.6% duke shënuar një rënie për partine kryesore të opozitës. Sipas sondazhit të IPR Marketing forca e tretë në vend renditet LSI me 5.7% dhe G99 me 3.5%. PSV91 merr 0.6 përqind, PR merr 05 përqind. Kështu për qarkun e Fierit koalicioni "Bashkimi për ndryshim" PS-së me aleatët merr 48.6 përqind, koalicioni "Aleanca për ndryshim" PD-së me aleatët merr 42.2 përqind dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" LSI-së me aleatët merr 8.0 përqind të votave dhe koalicioni "Poli i Lirisë" merr 0.8 përqind dhe PLIRD (Partia Ligj për drejtësi) merr 0.5 përqind të votave. Ndërsa për problemet më të mëdha sipas shqiptarëve të intervistuar janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria.Sipas përfaqësuesve të njohur të medias, ky sondazh është produkt i një sërë lëvizjesh para dhe gjatë fushatës elektorale duke filluar nga listat e kandidatëve për deputet tek strategjia e kësaj fushate. Për analistet ajo që ka rëndësi tek shifrat e sondazhit te IPR Marketing është se dy forcat kryesore nuk arrijnë dot shumicën për të qeverisur dhe është LSI e cila do të ketë një peshë të konsiderueshme në krijimin e qeverisë së ardhshme.
Ndërkaq emisioni "Ora e Debatit" dhe kompania IPR Marketing kanë sjellë edhe një sondazh tëposaçëm për një nga qarqet më të mëdha të vendit , për Fierin, ku fiton PS tetë deputetë, PD shtatë dhe LSI një.
Sondazhi i IPR Marketing është zhvilluar nga data 8 deri në 11 qershor . Kampioni është prej 1659 të intervistuarish për sondazhin në rang kombëtar dhe 775 intervistash pqer sondazhin për qarkun e Fierit me një marzh gabimi +- 2.5%.