E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë evropiane ndihmë PD

Durrës -Në Portin e Durrësit, kanë mbërritur sot 40 kamionçina me postera shëtitës si mbështetje e Partive të Djathta evropiane për fushatën elektorale të Partisë Demokratike të Shqipërisë. "Ky është një tregues i qartë i mbështetjes së plotë të partive popullore të djathta evropiane për Partinë Demokratike si pjesë e së djathtës evropiane në prag të zgjedhjeve parlamentare"-deklaroi Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e ndodhur në Durrës.

Bregu shtoi se 24 vende të Evropës sot drejtohen nga kryeministra dhe qeveri të djathta. "Patia demokratike edhe në këtë katërvjeçar do të jetë pjesë e fituesve të së djathtës në Evropë. Vota djathtas në Evropë do të jetë votë djathtas edhe në Shqipëri"-përfundoi Bregu.

Ndërkohë, kordinatori i Partive të Djathta Evropiane, Mirko Bellotti tha se "raporti me Shqipërinë është i një lloji i veçantë". "Partia demokratike dhe lideri i saj Berisha është një partner i rëndësishëm i partive tona"-shtoi ai.

Kamionçinat që mbërritën me tragetin e kompanisë Tirrenia, u nisën më pas të shoqëruar nga një grup të rinjsh drejt kryeqytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›