E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krisje tek e djathta, Topalli sulmon PR-në

Ndodh krisja e parë mes aleatëve të partive të mazhorancës. Një deklaratë e bërë nga Kryetarja e Parlamentit, njëherësh edhe nënkyetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ndaj Partisë Republikane ka bërë që në një farë mënyrë të acarohen marëdhëniet mes dy partive. Topalli ka shfrytëzuar një takim në Postribë të Shkodrës, kur mes një entuziazmi dhe duartrokitjesh ka lëshuar akuzën e rëndë jo vetëm për Partinë Demokristiane, por edhe aleatët më të afërt. "Partia Republikane është një parti spiunësh. Duhet të krijohet një qeveri që të mos ketë parti të vogla që ua thonë emrin demokristianë apo republikanë", është shprehur Topalli.
Nuk dihet përse Topalli i ka futur në një thes edhe kundërshtarët e rinj demokristianë, por edhe republikanët, por duhet thënë se akuzat e saj janë shumë të rënda.
Ndërkohë vetë republikanët e kanë cilësuar deklaratën e Topallit si personale dhe që bie ndesh me marrëveshjen mes dy partive, PD-së e PR-së. PR-ja është deklaruar e vendosur të respektojë marrëveshjen me PD-në e kryeministrin Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›