E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora e Mekës sfidon atë të Grinwichit në Londër

Meke, 12 gusht - Një orë gjigante kërcënon supremacinë shekullore të Grinwichit. Bëhet fjalë për orën e vendosur në kullën Meka mbretërore që dominon kompleksin madhështor tregtar të ndërtuar nga qeveria saudite në qytetin e shenjtë dhe që nisi tik-takun e parë për të shënuar edhe fillimin e Ramazanit.

Ora e cila është 3 orë përpara orarit zyrtar të Grinwichit do t’i japë zyrtarisht kohën mbi 1.5 milionë myslimanëve të në gjithë botën. Ora në fjalë ka përmasa me të vërtetë madhështore. Katër fushat e saj kanë një diametër prej 46 metrash dhe janë të ndriçuara nga 2 milionë llamba të vogla që nxjerrin në pah të shkruarën “Në emër të Allahut”.

Ndërsa 21 mijë drita të vogla të kuqe dhe të bardha, që shihen deri në 30 kilometra distancë, do të ndizen 5 herë në ditë në përputhje me kohët e faljes. Po kaq imponuese është edhe kulla në të cilën ndodhet ora me gati 600 metra lartësi, që e bën atë ndërtesën e dytë më të lartë në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›