E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia zvogëlon deficitin buxhetor me 39,7 %

Ky zvogëlim është më I madh nga qëllimi që I kishte vënë Bashkimi Evropian dhe FMN-ja shtetit grek, në këmbim të ndihmave për larjen e borxheve të jashtme.

Banka Qendrore Evropiane, FMN-ja dhe BE-ja i hartuan një zvogëlim të deficitit buxhetor për 39,5 për qind në gjashtë muajt e parë.

Për realizimin e këtyre qëllimeve, qeveria greke zvogëloi shpenzimet me 10 për qind, kryesisht nëpërmjet uljes së rrogave dhe të pensioneve. Masat e qeverisë greke për zvogëlimin e buxhetit shkaktuan pakënaqësi të mëdha në popull, gjë e cila u shfaq me anë të protestave të ashpra në të gjithë vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›