Ish-diktatori e narkodileri, president i Surinamit

Surinam, 12 gusht - Desi Buterse, ish-shef i puçistëve, narkodiler e dënuar dhe vrarës i akuzuar, ka dhënë sot betimin për president të Surinamit, në ceremoninë në të cilën nuk mori pjesë asnjë lider i botës perëndimore.
Presidenti i Venezuelës, HUgo Chavez është dashur të marrë pjesë në dhënien e betimit, por në momentin e fundit ka hequr dorë. Kuse SHBA-ja i ka dërguar paralajmërim Buterses që të respektojë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
Presidenti i ri premtoi se do të luftojë kundër korrupsionit dhe do të respektojë ligjet, si dhe qëndrimet e opozitës.
Kundër Buterses në Surinam po zhvillohet gjykimi pikërisht për arsye të pohimeve për përzierje të tij në rrëmbimin dhe vrasjen e 15 opozitarëve të njohur në vitin 1982, të cilët janë konsideruar armiq të regjimit ushtarak.
Tashti nuk dihet se çka do të ndodhë me gjykimin e tij, transmeton agjencia AP. BUterse ka pranuar më herët përgjegjësinë politike për vrasje por jo edhe përzierjen direkte në to.
Butersen tash një kohë të gjatë e ndjekin edhe akuzat për korrupsion, kurse në vitin 1999 është dënuar me 11 vjet burg në mungesë nga gjykata e Holandës, për shkak të tregtisë me drogë. Prokurorët holandezë kanë thënë se ai ishte shef i narkokartelit Suri. Por, ai nuk e vuajti kurrë dënimin e shqiptuar për arsye se Surinami nuk ka marrëveshje për ekstradim me ish-sundimtarin e saj kolonialist, Holandën.