E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i orës, një orë gjumë më pak

Një orë gjumë më pak, por një orë dritë më shumë. Nga e nesërmja kthehet ora zyrtare. Ndërmjet të shtunës të datës 26 dhe së dielës 27, në orën 2 të mëngjesit, do të na duhet të shtyjmë 60 minuta më përpara akrepat.

Kalimi i nga ora dimërore në orën zyrtare e cila zgjat deri në 30 tetor bëhet në fakt për arsye ekonomike dhe është një sistem i unifikuar për të gjithë vendet e Europës. Arsyeja është kursimi i energjisë, dhe falë kësaj ore do të ketë kursime të mëdha dhe sidomos në muajin prill. Ndërsa në vjeshtë, kursimet kalojnë në muajin tetor.
 

Kjo vjen për faktin se muaji prill ka ditët më të shkurtra përsa i përket dritës natyrale, në krahasim me muajit në periudhën në vazhdim. Duke u spostuar me një orë më parë, sjell kështu vonesë në përdorimin e dritës energjitike. Ndërsa në muajit në vazhdim rritet edhe më shumë drita natyrale. Por përfitimet nuk janë vetëm në kursim të energjisë, por edhe në shendetin e njeriut.

Sipas një studimi të British Medical Journal, mbajtja e orës zyrtare dhe mos ndryshimi i saj do të na bentë me te shëndetshëm, sepse personat do të ishin më aktivë. Ora zyrtare erdhi si një ide e Benjamin Franklin, i cili zbuloi se ishte i nevojshëm një orar që të përdorte sa më shumë dritën e diellit, për të kursyer energji. Ideja në atë kohë nuk pati shumë efeket, pasi kursimet do të ishin në atë kohë shumë të ulta.
 

Ndërrimi i orës aplikohet pothuajse në të gjitha vendet e industrializuara, duke përjashtuar Japoninë. Ndërsa në Rusi, presidenti Medvedev deklaroi se mund të shqyrtohet mos ndryshimi i orës pasi sipas tij kjo sjell stres tek qyetarët. As vendet e Afrikës nuk kanë interes në ndryshimin e orës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›