E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Vendimete BE, shpërblim përpërpjekjet e Greqisë

ATHINE- Pas Samitit të kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave të vendeve të BE, që u zhvillua në Bruksel, kryeministri grek Jorgos Papandreu theksoi se vendimet e BE janë një shpërblim për përpjekjet e Greqisë gjatë mëse një viti dhe se gjithcka tani varet vetëm nga qeveria dhe populli grek. "Mesazhi është i qartë: BE-ja do të mbështesë vendet e Eurozonës në çdo mënyrë" - tha ai, duke e vlerësuar këtë një mesazh shumë të rëndësishëm.

Duke komentuar zhvillimet në Portugali, Papandreu tha se është diskutuar mekanizmi i veprimit për përkrahje dhe në çdo rast "Evropa është pranë vendeve që ndodhen në vështirësi”.

I pyetur në lidhje me programin e privatizimit dhe për problemet që do të lindin gjatë tij, Papandreu tha se programi i privatizimit është pjesë e një plani të përgjithshëm të qeverisë.

Programi do të detajohet - tha ai - duke shtuar se të gjitha propozimet do të debatohen dhe do të konsultohen në publik.

Pyetjes “nëse vendimet e Samitit "përkthehen" në masa të reja për Greqinë, Papandreu iu përgjigj duke e përjashtuar kategorikisht këtë mundësi.

Lidhur me rolin e Greqisë në Libi, Papandreu theksoi nevojën për të mbrojtur popullsinë civile në këtë vend duke përsëritur se "Greqia do të luajë rolin që meriton dhe do të veprojë në bazë të rezolutave të OKB-së”.

Për çështjen e energjisë bërthamore, kryeministri bëri të qartë se Greqia nuk e shfrytëzon energjinë bërthamore dhe theksoi se ka ngritur në Samit çështjen e projekteve të energjisë bërthamore në Turqi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›