E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora e doreheqjes si profesionist

Do ta kisha evituar fjalen profesionist per ta zevendesuar me togfjaleshin burre shteti. Rrjedhimisht titulli i ketij shkrimi do te ishte Ora e doreheqjes si burre shteti. Me kete rast do te kisha permendur dy-tre shembuj te doreheqjeve me te bujshme nga historia e qeverisjeve ne vendet demokratike. Dhe do te kisha nenvizuar faktin se doreheqjet e medha i kane lartesuar autoret e tyre po aq sa fitoret e medha.


Por nuk mu duk e drejte ta bej kete. E para sepse Shqiperia eshte vend i vogel me nje popullsi gjithashtu te vogel ne raport me shumicen e vendeve te Europes Perendimore. Si i tille ne nje fare menyre ky vend nuk e ben burrin e shtetit. Ka dicka komike edhe pse ndoshta nuk mendohet kur te medhenjte e planetit cilesojne burra shteti ne vendet e vogla.

E dyta sepse burrat e shtetit ne kete vend kur pagezohen te tille prej servilizmit te peshtire apo kur ky apelativ u vjen ne formen e nje dekreti verbal nga nje fuqi e madhe aleate nuk behen me te mire por me te keqij nuk relaksohen por terbohen nuk priren ta tregojne veten duke prodhuar me shume demokraci dhe liri per te gjithe por duke iu sulur opozites shtypit te lire popullit opozitar institucioneve te pavarura .Per fat te keq burrat e shtetit ne kete vend nuk i sigurojne por i trembin qytetaret.


Kete tregon pervoja jone. Mjafton te kujtojme nje fakt nga viti 2000 kur kryeministri i asaj kohe Ilir Meta ndalonte dhe shoqeronte ne komisariat me forca policie shefin e opozites se asaj kohe dhe policia e komanduar prej tij ndermerrte nje vale reprezaljesh kunder protestuesve dhe qytetareve demokrate ne emer te ligjit dhe vetem ligjit vete zoti Meta kishte marre nga Departamenti Amerikan i Shtetit apo nga Shtepia e Bardhe vleresimin e larte burre shteti dhe i zgjuar.


Oh tani e moren ne qafe me pati thene atehere me trishtim njeri prej keshilltareve te tij te jashtem Nuk po zgjatem me tej per te treguar pse preferoj fjalen profesionist ne vend te burre shteti. Shqiperise keshtu sic eshte dhe sic do te jete do ti shkonin shume politikanet modeste dhe profesioniste. Madje le te mos jene modeste. Mjafton te jene profesioniste dhe te sillen si profesioniste. Mjafton te zbatojne ne punen e tyre rregullat e zanatit ku ben pjese padyshim edhe doreheqja si levizje politike e vecante per zhbllokimin e situatave te nderlikuara.


Ajo qe vajtoj gjithnje nga sjellja e sotme politike e ish- kryeministrit Fatos Nano ka te beje me faktin se ai eshte politikani qe ka dhene dy eshte i vetmi qe ka dorezuar pushtetin me zgjedhje te lira ne vitin 2005 duke vertetuar tezen e njohur se zgjedhjet jane parasegjithash mjeti me e lene pushtetin jo me e marre. Por ne vend qe ti mbante lart me stoicizem keto vlera Fatosi i ka braktisur duke lene te kuptohet se doreheqjet te shkaterrojne.
Do ta pranoja si perjashtim por nuk e pranoj si rregull kete fat.


Doreheqjet ne momentin e duhur nuk jane humbje nuk jane renie nuk jane rrokullisje nuk jane shkaterrim. Varesisht nga shkaku per te cilen jepen ato jane rifillim rimodelim lartesim. Jane sherbim per shumicen per vendin. Ndersa kur jepen nga halli nga pamundesia per te qendruar kuptohet se aftesia rekuperuese e te dorehequrit zvogelohet.


E kam shkruar disa here zgjedhjet e vitit 2009 nuk prodhuan fitues. Ne kuptimin e votes se hedhur per ndryshimin opoziten dhe mosndryshimin qeverine zgjedhjet sipas rezultatit zyrtar dolen barazim. Ky ishte verdikti i deformuar sigurisht nga nje numer parregullsish.


Por u pranua si i tille edhe nga opozita. Berisha duhej te lexonte si profesionist kete verdikt dhe te ofronte zgjidhjen adekuate. Ka gjithnje matrapaze pertej verdiktit te zgjedhjeve por profesionisti lexon verdiktin. Kjo do te thote thjesht e qarte te sherbesh paqen. Tensioni qe shkaktoi ne PS koalicioni i pavotuar PD- LSI do te ishte zbutur e relativizuar po te ishte lejuar numerimi i votave ne tre qarqet e kerkuara nga dy komisioneret e larte te PS-se. Kjo nuk u pranua.


Tensioni serish do te ishte relativizuar dhe fusha e dyshimeve per zgjedhjet e ardhshme do te ishte pastruar po te ishte lejuar transparenca e kerkuar pergjate me shume se nje viti nga PS dhe opozita e bashkuar. Dihet fati i transparences. Ne kushtet e refuzimit te ketyre
kerkesave nuk ka dyshim se koalicioni i pavotuar qeveritar ka sherbyer si katalizator diversioni papergjegjshmerie dhe abuzimesh ne shkalle te larte si ato qe ka denoncuar vete aleati i pare i Berishes nga LSI-ja zoti Dritan Prifti.


Nga ana tjeter edhe po te mos ishte damkosur me skandale duke refuzuar transparencen koalicioni i pavotuar qeveritar vuri ne dyshim te plote ndershmerine e zgjedhjeve te ardhshme. Berisha dhe Meta jane dy lidere politike qe kane organizuar zgjedhjet me te keqija ne historine e tranzicionit shqiptar. Berisha ne vitin 1996 si ish-President i Republikes Meta ne vitin 2001 si ish-kryeminister.


Cila opozita ne bote nuk do te shqetesohej ne maksimum kur dy kampione te manipulimit te votes nuk jane kundershtare por aleate ne te njejten qeveri Ne veren e vitit 2009 Berisha humbi rastin e arte per te lene ne trashegimine e kultures politikete vendit vepren e nje leximi demokratik dhe pa dredha te rezultatit te zgjedhjeve. Une nuk e di a do te ishte pranuar ai si kryeminister i barazimit apo do te ishte gjendur nje kryeminister tjeter nga Partia Demokratike e cila megjithese jo fituese
kishte dale e para.


Nuk paragjykoj asgje. Por kam bindjen se vendit do ti ishin kursyer shume nga skandalet dhe telashet e kesaj periudhe. Berisha humbi nje rast tjeter per te vepruar si politikan profesionist. Kur vendosi ti refuzonte opozites edhe kutite e materialeve zgjedhore qe ia kishte premtuar solemnisht disa here.

Nuk mund edhe ti tundte grushtin kesaj opozite. Per kedo qe ka nje kuptim minimal per bashkejetesen politike ne demokraci kjo ishte shume. Refuzimi i nje kerkese aq te artikuluar qe kishte gjetur mbeshtetje konsensuale edhe ne nje rezolute te Parlamentit Europian nuk mund te behej pa paguar nje cmim. Por kryeministri e imponoi ne forme sfide per opoziten e Shqiperise.


Kush mbjell eren do te korre furtunen - thote populli. Protesta e 21 janarit erdhi me karikimin e kesaj historie dhe te efekteve qe ka prodhuar ne opinionin publik videoja Meta-Prifti. Prokuroria tani po heton per vrasjet e tre qytetareve nga Garda e Republikes dhe per ekseset e demonstrimit te disa protestuesve para kryeministrise. Berisha ngaterrohet kot me fanitjen e tij te grushtit te shtetit dhe me lloj-lloj cikerrimash e genjeshtrash te vogla qe i jep pa asnje filter logjik.


Asgje nuk do te dale nga ky shpenzim dhe shperdorim i kote energjish qe po riciklon tere mendesine e vjeter por sterile te partise- shtet qe nuk mund te veproje per shkak te mjedisit demokratik europiano-perendimor ku pulson jeta politike dhe shoqerore e Shqiperise. Pushtetet ne Shqiperi jane te ndara dhe nuk mund te bashkohen ne nje dore.


Liria e shtypit eshte e garantuar pavaresisht nga presionet dhe pengesat
e nje regjimi qe cilesohet demokraci hibride. Liria e organizimit e tubimit e manifestimit e protestes dhe demonstrimit te lire eshte e garantuar me Kushtetute dhe nuk mund te kthehet prapa pavaresisht nga plumbat e Gardes gje qe u pa qarte ne marshimin homazh te 28 janarit qe beri histori.


Keto arritje nuk preken dot ne thelbin e tyre sado i zemeruar te jete Berisha. Problemet reale te qeverise se tij ne kete periudhe jane videoja Meta-Prifti dhe vrasjet ne bulevard qe kane tronditur mbare opinionin publik shqiptar dhe te huaj.


Amerikanet e kane mbeshtetur Berishen por hetimin dhe ndeshkimin e fajtoreve per vrasjet e presin nga organet e drejtesise. Ne keto kushte pasi ti kete konsumuar kot te gjitha sulmet kunder Presidentit te Republikes Prokurorise dhe Opozites Berishes nuk i mbetet gje tjeter vecse te mendoje per zgjidhjen e krizes .


Opozita kerkon prej tij nje zgjidhje te re dhe zgjedhje te negociuara ne horizont. Dy here minimumi ka munguar ai ne leximin si profesionist te situatave duke u pergjigjur me doreheqje. Mungesa per here te trete ne nje situate shume me te nderlikuar do te rrise shumefish koston e daljes se vendit nga kriza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›