Ora e informatikës në laboratorë smart – Shkolla Lidhja e Prizrenit në Kukës integron edhe ciklin fillor

Jo vetëm nxënësit më të rritur të shkollës 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Kukës këtë vit shkollor do të mësojnë në laboratorë smart orën e tik-ut, por edhe fëmijët e klasave të para dhe të dyta.
Laboratori nxënësve u shërben për krijimin e kushteve të duhura për t’u pajisur me aftësi digjitale.
Zgjerimi i njohurive të nxënësve në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale është qëllimi kryesor i këtij laboratori i cili është i instaluar edhe në tre shkolla të tjera 9 vjeçare të qytetit të Kukësit.
Gazetare: Besjana Gërmizi
/RTSH/