E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora e parë e mësimit për Adem Jasharin

Mësuesit, në të gjitha shkollat e Kosovës, të premten në orën e parë të mësimit, do t’u ligjërojnë nxënësve për rënien heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftën e UÇK-së për çlirimin e vendit.

“Me rastin e shënimit të 12-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të Epopesë së UÇK-së, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë, i ka njoftuar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, se nesër, më 5 mars, ora e parë e mësimit do t`i kushtohet rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, luftës heroike të UÇK-së dhe sakrificës sublime për lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›