United i bashkuar, tërë natën duke festuar

Lojtarët e Manchester United e kanë vazhduar festën e titullit në Premierligë pas fitores me Swansean. Të gjithë të bashkuar, të shoqëruar me gratë dhe të dashurat e tyre, lojtërat e United kanë festuar në lokale të ndryshme në Manchester.
Sigurisht që pjesë e festës ishte edhe lojtari më i përfolur ditëve të fundit në skuadër, Wayne Rooney për të cilin Ferguson tha dje se ai është duke e kërkuar largimin nga skuadra.
Ashley Young edhe pse në paterica, nuk u nda nga shokët e tij duke qenë pjesë e festës. Scholes e festoj fitoren dhe titullin e fundit me me United në "Old Trafford" pasi ai dje e zhvilloj ndeshjen e tij të fundit në stadiumin që e kaloj karrierën.
Lojtarët janë dëfryer deri në mëngjes duke qenë të liruar sot paradite nga detyrat e tyre si lojtarë.
Me Sir Alex Fergusonin, lojtarëve të United i'u ka mbetur vetëm edhe një ndeshje, ajo e lamtumirës në udhëtim te WBA./Indeksonline/