E Martë, 3 Nëntor 2026

Ora luksoze i sjell telashe, Shvarcenegerin nuk e lejojnë të largohet nga Mynihu

Aktori i mirënjohur Arnold Shvarceneger (Schëarzenegger) do të përballet me procedura penale tatimore, kjo pasi nuk ka deklaruar orën luksoze në aeroportin e Mynihut.

Shvarceneger është mbajtur në aeroport për gati tre orë dhe ka paguar me kartë krediti taksën për orën luksoze zvicerane Audemars Piguet.

Lajmi është bërë me dije për CNN nga një zyrtar shtypi i Doganës së Mynihut.

 “Ai nuk ka deklaruar një produkt. Një produkt që u importua nga vende jo anëtare të BE-së për të mbetur në BE. Dhe ky proces vlen për të gjithë”, tha zyrtari i shtypit Thomas Meister.

Meister tha se ish-guvernatori i Kalifornisë dhe ylli i filmit është lënë i lirë pas pagesës së taksës.

Fillimisht ATM-ja kishte limit të ulët dhe i gjendur në këto kushte, Shvarceneger e ka kryer pagesën e taksës nga një tjetër kartë krediti.

Ai ka deklaruar se orën do e nxjerrë në ankandin e tij bamirës në Kitzbuhel, Austri.

“Arnold u ndalua për tre orë sot në aeroportin e Mynihut për shkak se udhëtoi me një orë që zotëron, se ai mund të nxirrte në ankand në ankandin e tij bamirës nesër në Kitzbuhel (në Austri). Ai bashkëpunoi në çdo hap, edhe pse ishte një shakedoën e paaftë, një komedi totale gabimesh që do të bënte një film shumë qesharak polic”, tha një burim i afërt me aktorin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›