E Martë, 3 Nëntor 2026

Lavrov: SHBA dhe Perëndimi nuk tregojnë interes për zgjidhjen e luftës

“SHBA dhe vendet e tjera perëndimore nuk kanë treguar interesin më të vogël për t’i dhënë fund luftës”, kështu ka deklaruar ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Lavrov gjatë një Konference për shtyp.

“Perëndimi nuk ka dashur të dëgjojnë shqetësimet tona. Në vend të kësaj ka udhëhequr drejt përshkallëzimit të krizës ukrainase, e cila krijon rreziqe dhe rreziqe strategjike shtesë”, tha Lavrov.

Sipas Lavrov, Ukraina mund të shohë një “fat të ngjashëm” si Afganistani ku SHBA u tërhoq dy vjet më parë pas 20 vjetësh luftë.

“Të gjitha ndërmarrjet e tyre të pamatura në fushën ushtarake – a dhanë ndonjë prej tyre ndonjë efekt pozitiv? Çfarëdo vendosjeje të demokracisë për të cilën ishte menduar? Ukraina ka një fat të ngjashëm. Ata mbështeten te zotërinjtë e tyre, ata nuk janë të vetëdijshëm që zotëria e tyre mendon vetëm për veten,” tha ministri i Mrojtjes rus ndërsa shtoi se “Ukraina nuk do të vendosë se kur do të fillojë bisedimet për paqe, pasi do të duhet të refuzojë “racizmin” anti-rus, “ideologjinë naziste” dhe “aspiratat e saj për anëtarësim në NATO”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›