E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani ngul këmbë: Asnjë aktivitet bërthamor në Parshin

"Nuk ka pasur asnjë aktivitet bërthamor në bazën e Parshinit", deklaroi kreu i Organizatës iraniane të Energjisë Atomike, Fereydun Abbasi Davani, që citohet nga agjencia zyrtare e lajmeve Irna.

"Shqyrtimi i një kërkese për të vizituar Parshinin i takon zyrtarëve ushtarakë të vendit", theksoi ai për të shpjeguar përse delagacioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që shkoi dy herë në Teheran në janar dhe në shkurt nuk kishte autorizimin për të shkuar në këtë vend.

Në raportin e fundit në nëntor të vitit 2011, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka përmendur praninë në këtë bazë, në periferi të Teheranit, të një kontenitori të dyshimtë, që shërben për të testuar modelet e zbatueshme për shpërthimet e armëve atomike./Start/

                                                                                             2012-02-29 16:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›