E Diel, 1 Nëntor 2026

Orët e fundit për Presidentin, shtyhet seanca në Kuvendin e Kosovës

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u shty vetëm pak minuta pas nisjes.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se punimet do të vazhdojnë në orën 14:00.

Ajo e arsyetoi këtë duke thënë se po i pret deputetët e opozitës, që i ka ftuar të marrin pjesë në seancë.

Haxhiu tha se ky është obligim kushtetues i secilit deputet.

“E ftoj opozitën sërish që të vijë në seancën për zgjedhjen e presidentit, pra në këtë seancë të jashtëzakonshme që e kemi nisur dje”, tha Haxhiu pasi lexoi disa aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, opinione të Komisionit të Venecias dhe raporte të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për detyrimin e deputetëve për të qenë të pranishëm në sallë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›