Reforma, Ndoka kercenon PD-PS
Rozeta Rapushi
Rinis "lufta" per reformen zgjedhore. Vetem disa dite pasi Shqiperia mori ftesen per t'u anetaresuar ne NATO, partite politike do t'i rikthehen debatit te zgjatur per reformen zgjedhore. Kryetari i PDK-se, Nard Ndoka, kundershtoi dje hapur nismen e PS-se per ndryshimin e Kushtetutes per sistemin zgjedhor, nisme u vleresua fillimisht nga PD-ja ne pushtet. "PDK eshte kunder nismave te tilla te njeanshme qe jane te destinuara te deshtojne", tha Ndoka. Ai e quajti variantin e selise roze per te ndryshuar sistemin zgjedhor nga miks (maxhoritar e proporcional) ne proporcional me lista shume-emerore, te rrezikshem nese ai do te marre dhe mbeshtetjen e Partise Demokratike ne pushtet. "Ne do i kundershtojme keto menyra. Nese do te kete tendenca per te vijuar keshtu, atehere do te kemi qendrimet tona", paralajmeroi Ndoka, PD-ne ne pushtet, e cila deri me sot eshte shprehur pro ne parim variantit te selise roze. Per kete arsye, Ndoka kerkoi si te nevojshme mbledhjen e tryezes se partive parlamentare te mazhorances per te gjetur nje zgjidhje mbi reformen zgjedhore. Zgjidhje qe deri me sot ka ngecur per shkak te percarjes se forcave politike mes PD-PS dhe partive te vogla parlamentare ne Kuvend. "Ne i kemi kerkuar edhe zotit Berisha si kryetar i PD-se qe te mbledhe tryezen e partive parlamentare te mazhorances per te marre nje vendim ne kete tryeze dhe jo nisma te njeanshme", kerkoi Ndoka. Sipas tij, nismat e njeanshme shkojne drejt deshtimit. Kreu demokristian sugjeroi qe si ndryshimet ne Kushtetute ashtu edhe ato ne Kodin Zgjedhor te kalojne njekohesisht per miratim ne Kuvend, por te jene pjese e debateve mes te gjitha forcave politike. Prej gjashte muajsh partite jane percare per reformen zgjedhore mes dy forcave te medha PD-PS dhe partive te vogla. Dy grupet kane depozituar variante te ndryshme ne Kuvend.