Orët e pasdites në parkun e Elbasanit, Bashkia është kujdesur për organizimin e aktiviteteve në verë

Parku “Rinia” në qytetin e Elbasanit është kthyer një ndër destinacionet më të preferuara për fëmijë dhe prindër. Këtë sezon vere Bashkia Elbasan ka mundësuar shfaqe të ndryshme për të vegjlit në hapësirat e gjelbra të parqeve të qytetit.
Parku “Rinia” falë investimeve të kryera nga Bashkia Elbasan ka përmirësuar ambjentet shplodhëse, me një ambjent të pastër dhe me një sërë kënde lojërash.
Me këndet e lojërave parku shihet si mundësia më e mirë për më të vegjlit që shpesh shoqërohen nga gjyshërit.
Prej gati 2 vjetësh, falë kujdesit të kushtuar në mirëmbajtjen e parkut, qytetarët e Elbasanit i janë rikthyer traditës së dikurshme, të kalimit të orëve të pasdites gjatë verës, në mjediset e tij.
Gazetare: E. Molla
/rtsh.al/