“Organi i akuzës është treguar njëanshëm”
18/07/2009 Inspektorati i Lartë, Llalla i pakënaqur nga bashkëpunimi me prokurorinë
ILDKP deri tani ka kallëzuar penalisht 12 subjekte, nga to 6 për fshehje të pasurisë
Kryetari i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla, akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë organin e prokurorisë për njëanshmëri. Gjatë një prononcimi për mediet inspektori Llalla ka deklaruar se kjo anshmëri e prokurorisë është treguar për disa çështje të zyrtarëve të lartë. Sipas tij, prokuroria ka vendosur padrejtësisht për disa çështje, por nga ana ILDKP-së është ndjekur rruga e ankimimit, duke njoftuar Kuvendin dhe Presidentin. “Prokuroria ka qenë më pak bashkëpunuese me ILDKP-në, madje shpeshherë ajo ka bërë rolin e mbrojtësit në shkelje të ligjit”, - ka theksuar kreu i ILDKP-së Llalla. Gjatë vitit 2009 Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht në organin e prokurorisë 12 subjekte, nga të cilët 6 për fshehje të pasurisë, mosdeklarim ose deklarim të rremë dhe 6 subjekte për refuzim për deklarim. Denoncimi më i fundit nga ky institucion në organin e akuzës është bërë për dy funksionarë rreth 10 ditë më parë. “Fshehje e pasurisë dhe deklarim të rremë” është kauza me të cilën Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i është drejtuar organit të prokurorisë për të kallëzuar penalisht ambasadorin e Shqipërisë në Çeki, Qazim Tepshi. Ndërsa kallëzimi i dytë është dërguar me të njëjtën akuzë për Merita Aleksin, me funksion inspektore tatimore. “Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka bërë kallëzim penal pranë organit të prokurorisë ndaj një ambasadori dhe një punonjëseje të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dega e Tiranës, për veprën penale të refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, të parashikuar nga nenin 257/a/2 i Kodit Penal. Pas përfundimit të hetimit administrativ Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive konstatoi fshehje të pasurisë e deklarim të rremë nga subjekti Qazim Tepshi, me funksion ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë dhe nga subjekti Merita Aleksi, me funksion inspektore tatimore”, - thuhet në deklaratën për shtyp të këtij institucioni.