E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizata “Hrisi Avgji” miting antishqiptar në Greqi

GREQI- Të rinj të organizatës ultranacinaliste në Greqi “Hrisi Avgji” kanë zhvilluar dje pasdite një miting antishqiptar në komunën Dhiavato të Verias.

Mitingu vjen pas përplasjes së përgjakshme mes emigrantëve shqiptarë dhe disa adoleshentëve grekë rreth 10 ditë më parë në këtë komunë.

Kreu i shoqatës “Solidariteti” në Veria të Greqisë, Artur Porpollogu, ka konfirmuar për News24 se gjatë këtij mintingu janë hedhur parulla dhe thirrje antishqiptare, ndërsa aktiviteti është shoqëruar me masa të larta sigurie për të mos lejuar percepitimin e situatës në përleshje apo incidente të tjera të rënda.

Ai theksoi gjithashtu se duke iu referuar incidentit të ndodhur rreth 10 ditë më paë, ku mbetën të plagosur 4 shtetas grekë, protestuesit kanë hedhur parulla duke paralajmëruar se ‘shqiptarët do ta paguajnë me gjak atë që ju bënë grekëve’.

Anarkistët kanë thënë se çdo shqiptar që të takojnë pas orës 21.00 do e rrahin pa mëshirë, madje kanë kërkuar që të largohen nga fshati sa më parë të gjithë shqiptarët.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›