E Hënë, 2 Nëntor 2026

Organizata mbikëqyrëse: Irani nuk po përmbush detyrimet bërthamore

Organizata globale mbikëqyrëse bërthamore deklaroi se Irani nuk po përmbush detyrimet e tij për mospërhapjen bërthamore, për herë të parë në 20 vjet.

Në një rezolutë, bordi drejtues i IAEA-së shprehu shqetësim për mungesën e bashkëpunimit të Iranit dhe për praninë e materialit bërthamor të padeklaruar në zona të dyshimta.

Irani reagoi ashpër ndaj rezolutës, ndërsa paralajmëroi fuqitë evropiane se mbështetja e mocionit do të “ishte një gabim” dhe se do të reagonte fuqishëm.

Ky veprim mund të ndërlikojë më tej bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së mbi një marrëveshje të re bërthamore.

Sipas raportit të fundit, Irani ka grumbulluar uranium të pasuruar në nivelin 60%, mjaftueshëm për të prodhuar deri në nëntë bomba bërthamore, edhe pse Teherani këmbëngul se programi i tij është paqësor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›