Pjesë të organizatave kriminale, ekstradohen drejt Italisë 3 persona

Janë ekstraduar në Itali 3 pjesëtarë organizatash kriminale. Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, janë kryer proceduar për ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të 3 personave të dënuar nga Gjykata e Breshias e Milanos për “Trafikimi të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Konrektisht janë ekstraduar 40-vjeçri E. D., 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale; 41-vjeçari E. Zh., pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale; dhe 33-vjeçari K. N., pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
/rtsh.al/