E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organizohet ceremonia mortore e Aleks Nikajt

Ne Shqiperi sot u organizua ceremonia e funeralit te Aleks Nikajt personit te katert qe mbeti i vrare gjate perplasjeve te dhunshme mes manifestuesve te opozites dhe policise me 21 janar ne Tirane

Trupi pa jete i Nikajt u soll dje nga Turqia ku ai u dergua me shpresen e nje nderhyrjeje ne koke ku ai ishte qelluar me plumb. Per ti bere nderimet e fundit ne vendbanimin e tij ishin edhe deputetet e opozites dhe kryetari socialist Edi Rama.

Nderkohe ne Tirane prokuroret thirren sot per te deshmuar per ngjarjen edhe kryetarin e partise demokristiane Nard Ndoka si dhe dy deputete te opozites. Ndersa gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat kryeministri Sali Berisha tha se po synohej te pengoheshin hetimet mbi 21 janarin duke ju referuar zbardhjes nga shtypi te elementeve te tij qe sipas kryeministrit duhet te jene sekret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›