E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci” PS: Vendimi dështim i drejtësisë

TIRANE- Partia Socialiste e ka cilësuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës për tragjedinë e Gërdecit, dështim të drejtësisë në vend.
Deputeti socialist, Taulant Balla akuzoi kryeministrin Berisha dhe mazhorancën pas vendimit të gjykatës për nxjerrjen nga burgu të Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjeçit.

Në një konferencë për mediat, deputeti Balla theksoi se vendimi i sotëm i gjykatës, rikonfirmoi “kapjen dhe presionin e Sali Berishës mbi sistemin e drejtësisë”.

“Sot u provua lidhja e drejtpërdrejtë e Sali Berishës dhe djalit të tij me të akuzuarit e Gërdecit. U provua se ku po zhytet drejtësia dhe korrupsioni mbi të. Ky episod i turpshëm i rradhës, i dështimit të drejtësisë për 26 të vrarët e Gërdecit na rimeson se nuk mund të ketë drejtësi në një vend ku qeveris padrejtësia. Largimi i këtyre matrapazëve është e vetmja rrugë për vendosjen e shtetit ligjor në vend”, theksoi Balla.

Ballës akuzoi edhe Ministrin e Drejtësisë, i cili sipas tij, “qëndron me gojën mbyllur deri sa e sorollat këtë çështje në këtë pikë”
Përgjegjësia e Gërdecit është tek kryeministri dhe djali i tij, tek ministrat që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në detyrë”, tha Balla.

(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: “Gërdeci” PS: Vendimi dështim i drejtësisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›