Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve ne Kosove
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot certifikimin e rezultateve te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare duke i dhene fund procesit qe filloi me 12 dhjetor te vitit te kaluar. Rezultatet e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare nxoren Partine Demokratike te Kosoves fituese te zgjedhjeve me 34 deputete ne Parlamentin 120 vendesh ndersa ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosoves me 27 deputete levizja Vetevendosje me 14 Aleanca per Ardhmerine e Kosoves me 12 dhe Aleanca Kosova e Re me 8 deputete. Nderkaq pjesa tjeret prej 25 deputetesh eshte ndare nga partite politike nga radhet e komuniteteve pakice.
Vertetimi i rezultateve hapi rrugen edhe per fillimin e procesit te krijimit te institucioneve te reja ne baze te ketyre zgjedhjeve. Nga dita e sotme Parlamenti i Kosoves duhet te mblidhet brenda nje muaji. Por kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci njeheresh kryetar i Partise Demokratike eshte zotuar se krijimi i institucioneve te reja do te ndodhe ne nje afat shume te shkurter dhe trevjetori i shpalljes se pavaresise ta gjeje Kosoven me qeveri te re.
Por edhe me tej nuk dihen hollesi rreth partnereve te mundshem te koalicionit te ri qeverises. Aktualisht me te pervijuarat mbeten mundesite qe qeveria e re te perbehet nga Partia Demokratike e Kosoves dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves por ne tryeze eshte hedhur edhe mundesia qe pjese e qeverise te jete edhe Aleanca Kosova e Re. Por kjo e fundit ka ngulur kembe qe te kete postin e presidentit per udheheqesin e saj Behxhet Pacolli si kushte per te hyre ne qeveri.
Lidhja Demokratike e Kosoves ka deklaruar se do qe te mbetet ne opozite ndersa nje qendrim te prere per te qendruar jashte strukturave qeveritare e ka shfaqur edhe Levizja Vetevendosje. Ne pritje te bisedimeve zyrtare jane permendur shume mundesi te krijimit te qeverise se re dhe ndarjes se pushtetit ndermjet partnereve te mundshem qeveritar.
Por Partia Demokratike e Kosoves ne nje komunikate per opinion mohoi ti kete bere oferte zyrtare ndonje partie parlamentare apo te kete zhvilluar ndonje takim formal me cilendo prej tyre per te diskutuar krijimin e koalicionit te ardhshem qeverises. Ne nje komunikate te kesaj partie thuhet se te gjitha informatat e hedhura ne opinion per perberjen e Qeverise se ardhshme e aq me shume per ndarjen e posteve qeveritare apo te pozicioneve te tjera institucionale duke perfshire edhe perfoljen e zyrtareve te caktuar qofte nga Partia Demokratike e Kosoves apo nga parti te tjera jane te paqendrueshme dhe ne nivel te spekulimeve. Rreth ketyre ceshtjeve ende nuk eshte diskutuar as ne organet drejtuese te partise. Ajo u bene thirrje qytetareve dhe medieve qe sic thuhet te mos bien nen ndikimin e thashethemeve dhe te deklarimeve anonime nga burime te paidentifikuara per cfaredo ceshtjesh qe lidhen me krijimin e qeverise se re.