E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizohet për herë të parë turneu i femrave në futboll

Tiranë - Federata Shqiptare e Futbollit organizoi për herë të parë turneun kombëtar të futbollit për femra në të cilin morën pjesë 8 ekipe. Kjo është hera e parë që në Shqipëri femrat luajnë në formatin me nga 11 lojtare për çdo ekip. Këto ndeshja u zhvilluan me nga 25 minuta çdo pjesë.

Skuadra që spikati më shumë në ditën e parë ishte ajo e Tirana AS që fitoi me rezultatin e thellë 7-0 përballë Tropojës. Jubani i Shkodrës fitoi ndaj Olimpikut me rezultatin 5-0. Rubiku fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Tiranës, ndërsa The Door mposhti 3-0 Memaliajn. Ndeshjet gjysmëfinale të këtij turneu do të luhen nesër, ndërsa finalja do të luhet në datë 27 janar.

Në muajin shtator, sipas zyrtarëve të FSHF-së, pritet të fillojë edhe kampionati i parë kombëtar i futbollit për femra. Këtu do të nisë edhe rruga për formimin e një ekipi kombëtar futbolli për femra.

Më poshtë do të paraqesim rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara deri tani, dhe kalendarin e gjysmëfinaleve dhe finales.

23.01.2009

Stadiumi "Selman Stermasi"
1. Tirana A.S-Tropoja 7-0
2. Jubani-Olimpik 5-0

Kamzë
1. Tirana-Rubiku 1-3
2. Memaliaj-The Door 0-3

Gjysmëfinalet
25.01.2009

1. Tirana A.S-Jubani
2. Rubiku-The Door

Finalja
27.01.2009

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›