E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango rikonfirmon projektin e ‘Qemal Stafës’

Tiranë - Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, rikonfirmoi edhe një herë tjetër angazhimin e shtetit shqiptar për rikonstruksionin e stadiumit kombëtar ‘Qemal Stafa’. Shuma e investimeve që do të lëvrohet për stadiumin më të madh në vend është 10 milion euro. Kjo shumë do të ndahet mes FSHF-së dhe MTKRS-së përgjysmë.

Tribuna ballore e stadiumit do të mbulohet, ndërsa ajo qëndrore do të pësojë një ndryshim rrënjësor. Gjithashtu do të rritet numri i vendeve për tifozët.

“Ky do të jetë edhe projekti më i madh për vitin 2009”, - deklaroi Pango gjatë përurimit të një fushe sportive në shtëpinë e fëmijës, Zyber Hallulli.

Sipas presidentit të federatës stadium “Qemal stafa” do të jetë i gatshëm për të pritur edhe ndeshjet e grupeve për Ligën e Kampioneve. Në këtë projekt FSHF-ja nga ana e saj do të ketë mbështetjen e fuqishme të UEFA-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›