E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati italian nis sot javën e 22-të me dy takime

Seria do të nisë sot javën e 22-të me dy takime, Rexhina-Kievo dhe Juventus-Fiorentina. Takimi i parë do të luhet në orën 18:00. Rexhina dhe Kievo ndodhen në vendin e fundit të tabelës, ku secila ka nga 13 pikë. Kjo përballje direkte do të jetë një mundësi e mirë për dyja skuadrat që t’i shkëputen njëra-tjetrës.

Takimi tjetër, që është edhe më i rëndësishmi i kësaj jave, Juventus-Fiorentina do të luhet në orën 20:00. Juventusi ndodhet në vendin e dytë në Serinë A me 40 pikë, tre më pak se Interi kryesues. Fiorentina mban vendin e gjashtë me 32 pikë. Në këtë takim skuadra e Juventusit është më e favorizuara, për më tepër që ndeshja do të luhet në stadiumin “Olimpiko” të Torinos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›