Orikum, gjendet një pako e dyshimtë në hyrje të gjimnazit

Një pako e dyshimtë e gjetur në një gjimnaz në Orikum ka shtuar panikun tek nxënësit se brenda saj mund të ishte vendosur bombë duke pezulluar edhe mësimin.
Sipas informacioneve pakoja është gjetur nga pastruesja e shkollës në hyrje të gjimnazit e cila ka lajmëruar më pas edhe drejtuesit e shkollës të cilët kanë njoftuar policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat pas verifikimeve konstatuan se në pako gjendeshin dy tuba të veshura me natriban.