E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga pedagogut e një 20-vjecari, për mashtrim kopjuterik

TIRANE- Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar sot pedagogun nga Shkodra Emiljano Pjetri, 29 vjec dhe një të shtetas tjetër, për mashtrim me kartat e kreditit.

Këta persona kryenin blerje përmes internetit, duke shfrytëzuar të dhënat e kartës së kreditit të një shtetasi tjetër.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se, Kristjan Pjetri, 20 vjeç, banues në komunën Bardhaj, është arrestuar natën e kaluar pas një hetimi 3-mujor të specialistëve të policisë dhe prokurorisë së Durrësit. Së bashku me padagogun që do të procedohet penalisht në gjendje të lirë, 20-vjeçari Kristjan Pjetri kishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e kartës së kreditit të të shtetasit O. M.

Që nga muaji gusht i këtij viti të rinjtë nga Shkodra kanë kryer transaksione në internet për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të ofruara nga subjekte të ndryshme tregtare. Të dy të rinjtë do të procedohen penalisht për mashtrim kompjuterik, përfunduan burimet e policisë së qarkut.
(d.b/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›