E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, pranga vrasësit të biznesmenit

Vetëm pak ditë pas ekzekutimit mafioz të biznesmenit në qendër të qytetit të Fierit, policia e qarkut ka vënë në pranga autorin e kësaj vrasje.
 

Burime nga policia bëjnë me dije është arrestuar Agim Hyka 33 vjeç pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë vrarë me armë biznesmenin Spartak Spaho.
 

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 1 dhjetor, në lagjen “16 Prilli” të qytetit të Fierit ku biznesmeni 42-vjeçar Spartak Spaho është qëlluar me armë dhe për pasojë ka humbur dhe jetën.
 

Gjithashtu nga të shtënat e armëve u plagosën edhe dy kalimtarë të rastit të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 33-vjeçarit Hyka i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier, për veprën penale "Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim"dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›