Kontrolli i cilësisë

12/02/10 13:45
Pami dhe Jetmiri pasi kanë mbaruar së pastruari tualetin por u ka ardhur kontrolli i cilësisë, domethëne Jetmiri. Ai i ka thënë Renatos që ata nuk e kanë pastruar mirë dhe kontrollon lavatricen dhe pllakat përreth pasqyrës. Renato i thotë, aty hynë e dalin njerëz papushim dhe sapo ai e pastron, bëhet pis përsëri. Jetmiri i ka thënë që nuk ka ardhur për ta kritikuar por kur të bëjë një punë, ta bëjë mirë. Këtë diskutim e ka dëgjuar dhe Pami e cila ishte në dhomë dhe ka nxjërrë kokën tek dritarja e dhomës dhe e ka pyetur se cfarë problemi ka. Ai i thotë që tualeti nuk është i pastruar mirë dhe ajo i thotë që kur të mbarojnë të gjithë punë aty, ajo do ta pastrojë dhe njëhërë meqënëse ai e paska kaq fiksim. Debati ndërmjet protagonistëve të ngjarjes është mbyllur, por ata kanë vazhduar komentet me banorët e tjerë. Pami i ka thënë Edit dhe Renatos që Jetmiri i ka ngritur nervat. Nga ana tjetër Jetmiri ka folur me Erionin dhe Gracielën për Pamin. Madje Erioni ka qënë duke pastruar tek krevati i saj dhe Jetmiri e ka thirrur Pamin që ta largojë valizhen e saj vetë.
Graciela pyet Erionin nësë është sqaruar me Bertinen dhe ai i thotë që kanë rënë dakort, megjithëse sot nuk e ka porositur kafen tek ai.
Ndërsa në kuzhinë Domi ka mbaruar së gatuari kulacët dhe banorët i kanë shijuar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));