E Diel, 1 Nëntor 2026

Orikum proteste per pronen banoret bllokojne Bashkine

VLORE-Per te dyten dite radhazi disa dhjetra banore te qytezes turistike te Orikumit si dhe ata te Dukatit jane mbledhur sot para Bashkise se Orikumit dhe kane protestuar per ceshtjen e tokave.
Banoret edhe kete paradite te se enjtes kane protestuar dhe kerkuar nje takim me kreun e Bashkise se Orikumit per ti kerkuar llogari per ceshtjen e pronave. Ata pretendojne se kreu i Bashkise u premtoi zgjidhjen e e ceshtjes se prones dhe se tani nuk po mban premtimin e qe u dha.
Me ane te kesaj proteste banoret e Orikumit kerkojne zgjidhje te ceshtjes se pronave sipas ligjit 7501 ndersa ata te Dukatit kerkojne ne menyre te prere njohjen e pronesise per tokat ne gadishullin e Karaburunit dhe ne zonen e Llogarase.
Banoret te mbledhur qe heret ne mengjes kane ndaluar dhe punonjesit e bashkise Orikum te hyjne brenda ne godine. Forca policie kane shkuar ne vendgjarje dhe po perpiqen te qetesojne siuaten.

Nje dite me pare banoret paralajmeruanse do te vijojne protestat e tyre deri ne zgjidhjen e ceshtjes.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›