E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja ekonomike perballe ritmeve potenciale Ardian Fullani

Ambienti boteror ne te cilin ka operuar ekonomia shqiptare gjate muajve te fundit eshte karakterizuar nga permiresimi i ngadalte i aktivitetit ekonomik dhe nga rritja e luhatshmerise ne tregjet financiare. Faktoret kryesore qe kane ndikuar keto zhvillime jane zbehja e efektit te stimujve fiskale e monetare si dhe kujdesi me i larte i tregjeve ndaj zhvillimeve ne treguesit e borxhit privat e publik te ekonomive te ndryshme. Pavaresisht pritjeve per rritje te lehte te cmimeve ne muajt ne vijim presionet inflacioniste ne nivel boteror mbeten te kontrolluara dhe normat baze te interesit vazhdojne te jene ne nivele te uleta historike. Ne vecanti kredidhenia ne nivele te uleta problemet ne tregun e pasurive te paluajtshme dhe ne tregun e punes te shoqeruara edhe me pozicionin delikat te borxhit publik te disa vendeve kane lene me pak hapesira per ndjekjen e politikave kunder-ciklike dhe kane rritur pasigurine mbi ecurine e aktivitetit ekonomik ne rang boteror. Rritja e cmimeve te lendeve te para ne muajt e fundit si dhe niveli i ulet i hyrjeve te kapitalit drejt ekonomive te vendeve te Evropes Qendrore e Lindore sugjerojne se efektet e favorshme te permiresimit te ekonomise boterore tek ekonomite e vogla mund te jene me te zbehta nga sa pritej ne fillim te vitit. Te dhenat me te fundit ne zhvillimet e brendshme ekonomike dhe monetare kane konfirmuar ne pergjithesi interpretimet tona te deritanishme se ekonomia shqiptare vazhdon te karakterizohet nga permiresimi gradual i aktivitetit por ajo mbetet gjithsesi poshte ritmeve potenciale te zhvillimit te saj. Problemi kryesor me te cilin po perballet dhe do te vijoje te perballet ekonomia jone eshte niveli i ulet i kerkeses se brendshme. Megjithese eksportet shqiptare kane njohur nje rritje te shpejte kerkesa totale ne ekonomi ka qene e pamjaftueshme per te shfrytezuar plotesisht kapacitetet prodhuese te vendit.
Kjo situate eshte reflektuar nder te tjera ne presione te uleta inflacioniste te gjeneruara nga ekonomia e brendshme ne nje ecuri me te zbehte te tregut te punes dhe treguesve te punesimit si dhe ne nje kerkese te moderuar te ekonomise per kredi bankare.
Rritja e aktivitetit ekonomik eshte mbeshtetur se fundi nga gjallerimi i sektorit privat. Sektori publik ndonese vijon te jape nje ndikim pozitiv ne saje te stimulit fiskal ka ulur kontributin e tij ne aktivitetin ekonomik. Ne terma te kerkeses rritja e shpejte e eksporteve dhe tendenca pozitive e investimeve private kane dhene ndikimin me te madh ne rritjen ekonomike. Konsumi privat megjithese mbetet i ulet ka shfaqur se fundmi shenja permiresimi. Kjo deshmohet nga ecuria me e qendrueshme e kredise konsumatore tendenca rritese e inflacionit baze si dhe rritja e importit te mallrave te konsumit.
Industria dhe sherbimet kane qene sektoret me dinamike te ekonomise shqiptare te mbeshtetur nga kerkesa e jashtme dhe rritja graduale e investimeve private nderkohe qe ndertimi dhe bujqesia kane patur nje zhvillim me te ngadalte. Pertej kerkeses te dobet per mallra e sherbime rritja e konsumit dhe e investimeve ne vend vijon te perballet me kushte te shtrenguara financimi. Ndonese bilancet e bankave mbeten teresisht te shendosha dhe treguesit e likuiditetit kane ardhur ne permiresim ecuria e kredise per sektorin privat vazhdon te karakterizohet nga nje kujdes i shtuar i sistemit bankar si dhe nga nje ecuri e ngadalte e kerkeses per kredi. Rritja vjetore e kredise per sektorin privat rezultoi 10.2 duke qene pak me lart se niveli mesatar i shfaqur ne tremujorin e dyte te vitit 2010. Raporti i kredise ndaj Produktit te Brendshem Bruto vleresohet ne nivelin 38 per qind duke shenuar nje rritje prej 2 pikesh perqindjeje krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ky eshte nje tregues qe sinjalizon shenja inkurajuese te rikthimit te sistemit bankar ne financimin e aktivitetit ekonomik. Kerkesa e dobet e brendshme dhe prania e kapaciteteve te pashfrytezuara ne ekonomi kane ndikuar ne absorbimin e goditjeve mbi inflacionin te ardhura nga faktore te ofertes apo nga rritjet administrative te cmimeve te mallrave te konsumit. Norma vjetore e inflacionit ne muajin gusht rezultoi brenda objektivit te Bankes se Shqiperise duke shenuar vleren 3.5 per qind nga 3.4 per qind ne muajin korrik. Tendenca e lehte rritese e tij gjate dy muajve te fundit eshte shkaktuar nga rritja e cmimit te administruar te furnizimit me uje si dhe nga oferta e reduktuar e prodhimit bujqesor. Te dy keta faktore nuk pritet te gjenerojne efekte te raundit te dyte duke patur keshtu nje ndikim kalimtar ne inflacion. Nga ana tjeter ndikimi i kursit te kembimit ka ardhur ne renie dhe ne kushtet e raporteve me te qendrueshme te kerkeses dhe ofertes per valute ai pritet te kete nje ndikim me te moderuar ne inflacion. Ne teresi Banka e Shqiperise konstaton se presionet inflacioniste mbeten te kontrolluara dhe pritjet e agjenteve ekonomike per inflacionin jane te ankoruara rreth objektivit te saj prej 3 per qind. Ne keto rrethana ne mungese te goditjeve te tjera te ardhura nga cmimet e administruara apo nga ambienti i jashtem projeksionet per inflacionin vazhdojne te karakterizohen nga nje tendence renese e tij ne periudhen afatmesme. Treguesit fiskale deshmojne per nje zbehje te karakterit stimulues te politikes fiskale gjate muajve te fundit duke u karakterizuar ne pergjithesi nga respektimi i kornizave te percaktuara ne buxhetin e rishikuar. Ne terma vjetore te ardhurat buxhetore jane rritur me 5.7 per qind ndersa shpenzimet jane tkurrur me 5.5 per qind gjate tete muajve te pare te vitit. Po keshtu deficiti buxhetor eshte ulur ne pothuajse 50 per qind te nivelit te shenuar ne periudhen korresponduese te vitit 2009. Ky deficit eshte financuar ne masen me te madhe nga burime te brendshme nepermjet emetimit te bonove te thesarit dhe obligacioneve ne tregun e brendshem financiar. Huamarrja me e ulet e qeverise ka ndikuar ne permiresimin e treguesve te likuiditetit te sistemit duke u reflektuar ne ulje te normave te interesit dhe zgjerimin e hapesirave per financimin e sektorit privat. Gjithashtu ulja e ritmit te kryerjes se shpenzimeve publike dhe ngadalesimi i zgjerimit te deficitit buxhetor kane dhene nje ndikim pozitiv ne kontrollin e ekuilibrave te jashtem te ekonomise shqiptare. Banka e Shqiperise gjykon se respektimi i nivelit te huamarrjes publike dhe te borxhit publik deri ne fund te vitit do te ndihmoje ne ruajtjen e ekuilibrave ekonomike ne vend ne periudhen e ardhshme. Ecuria e sektorit te jashtem te ekonomise ne tremujorin e dyte mbart sinjale inkurajuese ne drejtim te korrektimit te deficitit te larte te llogarise korente. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar raporti i deficitit te llogarise korente ndaj PBB-se eshte reduktuar me rreth 4 pike perqindjeje duke zbritur ne nivelin 9.2 per qind. Efektin kryesor ne kete reduktim e ka dhene zvogelimi i deficitit tregtar si pasoje e rritjes se shpejte te eksporteve dhe e nivelit te kontrolluar te importeve. Hyrjet valutore ne llogarine kapitale e financiare kane qene perafersisht te mjaftueshme per te mbuluar deficitin e llogarise korente. Megjithate luhatja e tyre sugjeron se pozicioni i jashtem i vendit mbetet ende ne nje ekuiliber te brishte. Permiresimi i tij do te kerkoje masa te metejshme per te reduktuar deficitet e llogarise korente dhe per te rritur burimet e qendrueshme te hyrjeve te valutes. Ne vecanti Banka e Shqiperise rithekson se ruajtja e ritmeve aktuale te rritjes se eksporteve mbetet nje nga objektivat e rendesishem strategjike si per periudhen afatshkurter ashtu edhe ne te afatgjate. Faktore objektive dhe subjektive mund te bejne te perkohshem kontributin pozitiv te eksporteve ne rritjen e kerkeses agregate dhe ne permiresimin e balancave te jashtme te ekonomise. Per kete qellim rritja ne terma te qendrueshme e eksporteve te mallrave e te sherbimeve kerkon vazhdimin e reformave strukturore si nga autoritetet publike ashtu dhe nga ato private duke synuar gjithnje rritjen e eficiences thellimin e avantazheve konkurruese te ekonomise shqiptare dhe zgjerimin e prezences se produkteve tona ne tregjet nderkombetare. Tregjet financiare ne vend kane reaguar ne drejtimin e duhur ndaj levizjes se Bankes se Shqiperise per uljen e normes baze te interesit ne fund te muajit korrik me 0.25 pike perqindjeje. Tregu nderbankar dhe ai primar i letrave me vlere te qeverise kane reflektuar ne mase thuajse te plote kete levizje. Ne terma mesatare perqindja ditore ka rene me 0.32 pike perqindjeje nderkohe qe perqindja ne tregun njejavor ka rene me 0.26 pike perqindjeje. Tendence te perafert renese manifeston edhe tregu primar i letrave me vlere te qeverise. Yield-i tre gjashte dhe dymbedhjete-mujor regjistroi renie respektivisht ne masen 0.23 0.13 dhe 0.21 pike perqindjeje. Paralelisht me te vihet re dhe ulja e normave te interesit te depozitave ne leke ne kushtet kur edhe treguesit e likuiditetit te bankave paraqiten ne permiresim. Keto zhvillime jane lehtesuar edhe nga politika operacionale e Bankes se Shqiperise e cila ka ofruar te gjithe likuiditetin e nevojshem per funksionimin normal te sistemit bankar. Nga ana tjeter percjellja e lehtesimit te kushteve monetare ne normat e interesit te kredise eshte ndjere e zbehte si pasoje e zinxhirit te gjate te transmetimit te politikes monetare dhe primeve te rrezikut te pranishem ne tregun e kredise.

Norma e interesit mbetet e pandryshuar

Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise ne mbledhjen e tij te djeshme mori ne shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor te Politikes Monetare. Ne konferencen e djeshme per shtyp mbi vendimmarrjen e politikes monetare te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise z. Fullani tha se pasi u njoh me zhvillimet me te fundit ekonomike dhe financiare ne vend si dhe diskutoi mbi projeksionet e tyre per te ardhmen Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit ne nivelin 5.00 per qind. Kurse ne fjalen qe gjeni te plote sot ka paraqitur ne menyre te permbledhur konkluzionet kryesore te analizes mujore dhe ceshtjet e diskutuara ne mbledhjen e Keshillit Mbikeqyres te cilat kushtezuan vendimin e marre.
Guvernator i Bankes se Shqiperise

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›