Orikumi 48 orë në terr, turistët e huaj në panik
Zona turistike e Orikumit dhe fshatrat rreth saj, për 48 orë kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike, e për rrjedhojë edhe të ujit.
VLORE/ QEMAL BIRAKU
Situata në Orikum tashmë është kthyer në një problem serioz, duke pasur parasysh se një defekt i tillë u përsërit brenda javës. Dje rreth orës 10.00, kur defekti ishte riparuar, disa turistë të cilët kishin bërë më parë gati plaçkat për të gjetur një vend tjetër, ndërruan mendje por duke paralajmëruar se kjo është hera e fundit që durojnë këtë situatë. Në këtë zonë ka shumë turistë të huaj, të cilët ndoshta për të parën herë gjatë pushimeve të tyre, ndeshen me mungesat më elementare, siç janë dritat dhe uji. Disa pushues të tjerë pohuan se janë matur të largohen, pasi nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë. Madje, vetëm një ditë para se ata të mbeteshin dhe 48 orë të tjera pa energji, vuajtën terrin dhe ujin. Një rrufe shkaktoi defekt në nënstacion dhe ata qëndruan për më tepër se 12 orë pa energji. Por me premtimin se kjo situatë nuk do të përsëritej, vijuan ditët e pushimeve. Pronarët e lokaleve ankohen se janë drejt falimentimit me këtë situatë të krijuar. Shumë prej restoranteve dhe hoteleve, pavarësisht nga kostoja, u detyruan të përdorin për 48 orë gjeneratorë për të shërbyer dhe për të mos i larguar pushuesit nga kjo zonë. Ata u shprehën se mungesa e energjisë në këtë zonë ka ngjallur panik të pushuesit sidomos te të huajit, të cilët janë ankuar për ndriçimin, për mungesën e ujit të ngrohtë, sistemin e ftohjes etj. Me gjeneratorët mund të sigurohet vetëm ndriçimi, por nuk mund të vihen në punë pajisjet e tjera. Pushuesit shprehin habi, si mund të ndodhin defekte të tilla një herë në dy ditë, duke pasur parasysh se zona në të cilin ndodhi defekti është në kulmin e vizitorëve të huaj e vendas që vijnë për të kaluar pushimet. "Isha gati të largohesha, pasi unë kam ardhur për të pushuar dhe jo për t'u shqetësuar nga këto halle këtu", u shpreh një pushues emigrant, i cili prej disa ditësh kishte zënë një hotel në Orikum bashkë me familjen e tij. Pas 48 orësh ndërprerje të energjisë, vetëm dje rreth orës 10.00 të paradites është normalizuar situata, me riparimin e defektit. Duke qenë se dhe një pjesë e mirë e rrjetit të ujësjellësit punon me pompa, sa herë ka probleme me dritat, vijon edhe ndërprerja e ujit. Sipas burimeve nga ndërmarrja elektrike, shkaku i mungesës së energjisë elektrike në zonën e Orikumit dhe fshatrave përreth ka ardhur si pasojë e një defekti në rrjetin e tensionit të lartë në zonën e Radhimës. Defekti është shkaktuar nga një shkarkim atmosferik në një shtyllë të tensionit të lartë. Si pasojë janë këputur telat, duke dëmtuar të gjithë bashkuesit e rrjetit. Shkarkimi atmosferik ka ardhur si pasojë e mungesës së tokëzimit apo siç quhet ndryshe rrufepritësit, pasi është vjedhur nga persona të panjohur për ta shitur në vendet ku grumbullohen hekura të ndryshëm. Për të riparuar defektin sipas përfaqësuesve të elektrikut në Vlorë është punuar ditë dhe natë.