Pas dekretimit, ministrat për votim të hënën në Kuvend
Firma e hedhur dje në mesditë nga presidenti Topi mbi dekretet për ministrat e rinj, i hap rrugën Kuvendit të nisë procedurat për votimin e tyre në seancë parlamentare.
Kështu, gjatë seancës së të hënës në Kuvend, që pritet të jetë edhe seanca e parafundit për këtë sesion parlamentar, pritet që ministrat e rinj t'i nënshtrohen votimit të deputetëve. Më konkretisht, Fatos Beja për ministër Arsimi, Anila Godo për ministre të Shëndetësisë dhe Genc Pollo për zv/kryeministër. Në votimin e ditës së hënë, i cili do të jetë me elektronikë dhe i hapur, nuk pritet të ketë ndonjë surprizë edhe për shkak se publikisht asnjë nga deputetët e shumicës nuk kanë dalë kundër këtyre ndryshimeve. Pas miratimit të tyre në seancën e të hënës në Kuvend, gjatë ditës së martë pritet të bëhet betimi i tyre në Presidencë, kur ky mund të jetë një tjetër rast për shtrëngim duarsh e trokitje gotash mes presidentit Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Pas betimit që do të bëhet në Presidencë, tre ministrat, Beja, Pollo e Anila Godo pritet të jenë të pranishëm në mbledhjen e Qeverisë, që do të zhvillohet ditën e mërkurë. Këtë herë Genc Pollo nuk do të jetë përballë kryeministrit Berisha, por në krah të djathtë të tij, në postin e zv/kryeministrit. Ndërkohë që në vend të tij do të ulet Fatos Beja, i cili do të jetë në mes të ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Koço Barka. Ndërkohë, përveç ministres Majlinda Bregu një tjetër zonjë do të bëhet pjesë e kabinetit. Anila Godo, mjekja e njohur, pritet të jetë të mërkurën në radhën e ministrave që janë përballë kryeministrit Berisha dhe më konkretisht mes ministrit të Punëve Publike, Sokol Olldashi, dhe atij të Bujqësisë dhe Ushqimit, Jemin Gjana.