Dallgët e forta mbulojnë bregun me leshterikë
VLORE - Deti i trazuar mbush bregdetin e Vlorës me masive algash e leshterikësh.
Zona e plazheve nga Aulona në zonën e Skelës, duke përfshirë Ujin e Ftohtë, plazhin e ri dhe të vjetër, deri në Radhimë u mbuluan dje jo me pushues, por me barishte. Si pasojë e dallgëve të mëdha që nga mesdita e së enjtes, bregu është mbushur me mbeturina të nxjerra nga ujërat e detit. Plazhet më të frekuentuara të zonës ishin të ndotura në një pjesë të madhe të tyre, duke e bërë të pamundur daljen e pushuesve, që kishin mposhtur temperaturat e ulëta të ditëve të fundit. Përfaqësues të ndërmarrjes komunale sapo kanë konstatuar këtë situatë aspak të pëlqyeshme në mes të sezonit turistik kanë organizuar forcat dhe mjetet dhe brenda orës 10:00 të paradites kanë grumbulluar të gjithë masivin me qëllim përgatitjen e plazheve për pushuesit. Pas grumbullimit të algave të dhe mbetjeve të tjera ato janë larguar nga bregu i detit me mjete të tonazhit të rëndë, duke i kthyer plazhet në gjendjen e mëparshme. Specialistët thonë se fenomeni i djeshëm ka ndodhur dhe herë të tjera, por në përmasa më të vogla. q.b