E Diel, 1 Nëntor 2026

Supermarket droge në shtëpi, pranga shqiptarit 50-vjeçar në Itali

droga-kryesore—-Nga Dorina Bilbili—-

Itali- Një dyqan i vërtetë droge është cilësuar ai që është zbuluar këtë javë nga policia operative italine në zonën e Trezzano Rosa.

Sipas të dhënave të prokurorisë të shtetit fqinj ka rënë në pranga Ilia Stafasani, 50-vjeçari shqiptar që e kishte kthyer shtëpinë në pazar të lëndëve narkotike.

Opinioni publik në Itali u shokua kur mësoi se shqiptari i kishte vendosur të gjitha mobiljet e banesës si ekspozuese të drogës, siç tregtohen ushqimet në supermarkete.
Madje ai sipas të dhënave të prokurorisë i kishte vendosur ato sipas çmimit dhe cilësisë. Policia tha se atij ju konfiskua më shumë se një kilogram lëndë narkotike.

Prej disa kohësh policia kishte vënë nën monitorim lëvizjet e tij në autostradën Agrate Brianza. Ku është raportuar prania e një makinë të dyshuar, e shpesh drejtuesi i saj takohej përmes lëvizjeve të dyshimta me drejtues të makinave të tjera.

Shqiptari u kap në flagrancë nga policia pas aferave të dyshimta me një tjetër drejtues mjeti. Policia më pas kontrolluan shtëpinë e shqiptarit dhe gjeti 165 gram kokainë, 800 gr marihuanë dhe 90 gr të hashash, përveç 4140 Eurove që u konfiskuan mbi dyshimet e fitimeve nga shitja e drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›