E Diel, 1 Nëntor 2026

Orinda Huta: Pushimet e paharrueshme në Turqi dhe Kroaci

 

Sapo është kthyer nga pushimet, ajo për të cilën ka menduar më shumë ka qenë pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike”, si dhe fillimi i vitit të ri të studimeve. Ne kemi siguruar disa foto të këngëtares Orinda Huta, gjatë pushimeve të saj në Turqi dhe Kroaci, ky i fundit vendi i zgjedhur nga ajo për të ndjekur koncertin e grupit U2, pasi siç e pohon dhe vetë është një fanse e çmendur e tyre prej vitesh. Orinda thotë se në fakt dëshira e saj kishte qenë ta ndiqte këtë grup në koncertin e Irlandës, meqë është vendi i tyre i lindjes dhe atje ata bëjnë çudira. Por këtë vit e pati të pamundur të shkonte në Irlandë në kohën e koncertit sepse kishte qenë në koncertin e Beyonce më 31 maj në Belfast dhe nuk mund të qëndronte në Irlandë për 40 ditë, sepse fiks pas këtyre ditëve ishte koncerti i U2. “Koncerti ishte një mrekulli. Banda suportuese U2 ishte snow patrol dhe ata janë preferencat e mia. Bono rock the place, por jo vetem ai, i gjithë grupi ishte një mrekulli më vete, ndërkohë që turma ishte gjithë kohës e eksituar. Po ashtu dhe unë kam bërtitur dhe kam kënduar në çdo këngë, pasi kisha kaluar një aventurë të vërtetë në udhëtimin për të shkuar drejt koncertit”, tregon këngëtarja. Koncertin ajo thotë se e ka ndjekur me motrën, bashkëshortin e saj dhe me shoqërinë e saj. Pastaj ka vazhduar me pushime në Turqi, që ajo i cilëson të paharrueshme. “Nuk ka qenë në preferencat e mia për të kaluar pushime atje, por meqë e lashë rezervimin në momentin e fundit m’u desh të vendosja. Jam kthyer me një shije fantastike dhe më dukej vetja komplet e shkëputur nga bota. Ia kam kaluar vërtet mirë dhe në fund ndihesha serish e pangopur nga pushimet”, tregon këngëtarja, e cila mesa duket ende nuk është gati të tregojë diçka më shumë për jetën intime.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›