Bjordi është duke shkruar një skenar filmi
Nuk i ka mjaftuar vetëm një ofertë bërë nga një staf italian për të marrë pjesë atje me një rol në film, as edhe plani që të jetë pjesë e një telenovele shqiptare në Digitalb. Bjordi, duke qenë shumë i apasionuar mbas kinemasë, ka disa javë që po përshtat në shqip dhe në stilin e një skenari, një libër që e kanë shkruar kohë më parë dy miq të tij italianë. Madje disa miq të tij na pohojnë se Bjordi ka kontaktuar edhe me një regjisor të njohur shqiptar duke i ofruar skenarin e tij për ta materializuar në një film. Të shohim se si do të shkojë ky plan i Bjordit.